English

Një anije bllokohet në Greqi me cigare kontrabandë, po i sillte në Shqipëri

Kretë, 2 janar 2011 NOA – Një anije mallrash e cila ishte duke udhëtuar në drejtim të portit të Durrësit, është kapur nga policia në Kretë të Greqisë dhe u bllokua pasi në të u gjetën 1.5 milione paketa cigare kontrabandë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se në portin e Kretës është bllokuar një anije me flamur bolivian, e cila nga kontrolli rezultoi se mbante tre mijë koli me cigare kontrabandë.

Anija qe ju e shihni dhe ne foto, vinte nga stacioni i radhes, porti i Qipros turke dhe u ndal ne udhetim e siper ndersa pershkonte ujerat greke me destinacion Shqiperine.

Një burim nga Policia e antikrimit ekonomik rajonal, tha për agjencinë NOA se shoqëroi ekuipazhin e anijes "Romeo", katër libanezë, dy sirianë, dy indianë dhe një shtetas egjiptian, të dyshuar si të përfshirë në aferën e kontrabandës.

Ata u shprehën se nuk kishin dijeni për mallin që u zbulua.

Policia konstatoi se anija me cigare kontrabandë kishte si destinacion Shqipërinë dhe shtoi se është duke hetuar për tregtarët shqiptarë që në dokumentacionin e mallit rezultonin si pritës.

n.s/NOA

KOMENTE