Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i Ri nis me lotari për targa makinash
English

Viti i Ri nis me lotari për targa makinash

Pekin, 2 janar 2011 - Në kryeqytetin kinez, Pekin mijëra njerëz e kanë filluar Vitin e Ri përpara kompjuterëve me shpresën që të fitojnë një targë makine mbështetur në një sistem të ri kuotash.

Autoritetet hapën në mesnatë një faqe interneti dhe shtetasit që shpresojnë të bëhen vozitës të makinave e përdorin këtë faqe për t'u regjistruar në një lotari mujore që nxjerr edhe fituesit e një numri të kufizuar targash.

Targat e makinave janë një shërbim i çmuar në Pekin. Autoritetet e vendit planifikojnë ta ulin me 75 për qind numrin e makinave të reja në qarkullim që regjistrohen në vit.

Kjo bëhet me qëllim që të reduktohet ndotja dhe të çlirohet trafiku në rrugë.

Vetëm 10 minuta pasi ishte aktivizuar faqja e internetit, më shumë se gjashtëmijë vetë kishin aplikuar për targë.

Deri në mëngjes numri kishte shkuar në më shumë se 36 mijë, raporton BBC.

Ky numër është gati dyfishi i targave që pritet të lëshohen në muajin janar dhe lotaria ka ende disa javë përpara se të mbyllet.

KOMENTE