Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 3 autorët e vjedhjes së telave të linjës së tensionit të lartë në Mirditë
English

Arrestohen 3 autorët e vjedhjes së telave të linjës së tensionit të lartë në Mirditë

Lezhë, 6 janar 2011, NOA- Policia e qytetit të Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e autorëve që kryen vjedhjen e kampatave të telit të bakrit, të linjës së tensionit të lartë, në fshatin Malaj të rrethit Mirditë.

Martin Tirtja, 21 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orosh të rrethit Mirditë, Fatmir Tirtja, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Orosh të rrethit Mirditë dhe Florin Gjini 23 vjeç, janë autorët e vjedhjes dhe dëmtimit të linjës së tensionit të lartë.

Gjini u arrestua tre ditë më parë, ndërsa ditën e sotme kanë përfunduar në pranga dy autorët e tjerë.

Ngjarje ndodhi më 29 dhjetor në vendin e quajtur Bungaj.

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimit të rrjetit elektrik”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 156 të Kodit Penal.

a.y/NOA

KOMENTE