Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet spiunia iraniane në SHBA
English

Arrestohet spiunia iraniane në SHBA

E enjte, 6 janar 2011, NOA-Autoritetet iraniane arrestuan një grua 55 vjeçare të identifikuar si Hall Talajan ndërsa po përpiqej të hynte në vend nga Armenia pa vizë. Media iraniane tha gjithashtu se ajo kishte pajisje spiunazhi.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të këtyre njoftimeve dhe po i shqyrtojnë ato.

Ai tha se autoritetet amerikane nuk mund të konfirmojnë as arrestimin dhe as nëse gruaja në fjalë është shtetase amerikane.

Zëdhënësi tha se Uashingtoni ka qenë në kontakt me autoritetet zvicerane, të cilët kujdesen për interesat amerikan në Teheran. Irani nuk ka marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Irani po mban dy alpinistë amerikanë nën akuzat për spiunazh pasi kaluan nga kufiri me Irakun. Në shtator Teherani liroi një alpiniste e cila ishte arrestuar së bashku me ta përkundrejt një pagese prej 500 mijë dollarësh.

(VOA)/NOA

KOMENTE