English

Barroso: Kërkohet bashkëpunim për politikën ekonomike të BE-së

E enjte, 6 janar 2011, NOA- Presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, në konferencën e parë për vitin 2011 kërkoi më tepër bashkëpunim në politikën ekonomike të BE-së.

Si një ndër faktorët më të rëndësishëm për krizën e euros Komisioni i BE-së konsideron pabarazitë e mëdha ekonomike mes vendeve anëtare.

“Nuk janë vetëm të ashtuquajturit federalistë që kërkojnë më tepër bashkëpunim në politikën ekonomike. Tregjet e duan një gjë të tillë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithashtu. Rakordimi reciprok në fushën e politikës ekonomike nuk është një ëndërr ideologjike, por një domosdoshmëri pragmatike”, është shprehur Barroso.

Projekti tjetër i madh i integrimit evropian, sipas Barrosos është ai i tregut të brendshëm të energjisë.

Barroso komentoi edhe ligjin e ri të mediave në Hungari, duke thënë se, “Ne kemi shprehur disa rezerva dhe prej qeverisë hungareze pres një sqarim të situatës”.

a.y/NOA

KOMENTE