English

Bashkëpronësia çon në vrasjen e 75-vjeçarit, në pranga autori

Tiranë, 6 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Motivet e pronësisë kanë lënë të vdekur pas një grindjeje një 75 vjeçar në fshatin Yrshek në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka prangosur sot autorin e krimit Isuf Sinani, i cili sot rreth orës 11.30 pas një grindjeje të çastit vrau në fshatin Yrshek të Tiranës 75 vjeçarin Feim Leka banues në këtë fshat. Uniformat blu të hetimit të krimit në kryeqytet, pasi këqyrën vendngjarjen dhe mblodhën provat arritën në përfundimin se grindja mes autorit dhe viktimës ndodhi për motive pronësie, pasi pak kohë më parë viktima, Feim Leka dhe autori, kishin marrë me qera një pjesë toke, me qëllim për të kullotur bagëtitë së bashku.

Paraprakisht, dyshohet se viktima dhe autori janë grindur dhe më pas autori ka goditur me armë të ftohtë, thikë 75 vjeçarin Feim Leka, i cili ka vdekur në vend pas goditjes. Falë një pune hetimore të kryer nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në kryeqytet u mundësua identifikimi e më pas kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është 67 vjeçari Isuf Sinani, me banim në Yrshek në Tiranë.

Aktualisht, 67 vjeçarit po merret në pyetje si person nën hetim.

Ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje, ndërkohë që hetimet po ndiqen tashmë nga Prokuroria e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE