English

Berisha: Lëvizja e lirë, fitorja më e madhe e 2010-ës

Tiranë, 6 Janar, NOA Update – Lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Bashkimit Evropian mund të quhet fare mirë si fitorja më e madhe për ta gjatë vitit të kaluar.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke përmendur faktin se mjaft shqiptarë preferuan që festat e fundvitit t’i kalojnë pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, e kjo sipas tij, përbën një fitore mjaft të madhe.

Duke shtuar faktin se ata ditën që ta respektojnë si duhet këtë të drejtë që iu dhanë vendet e Bashkimit Evropian si kartolinën më të mirë për vitin e ri 2011.

Nga ana tjetër, Berisha ka përmendur një sërë arritjesh dhe reformash të arritura në vitin e kaluar, të cilat sipas tij, përshpejtuan procesin e afrimit drejt Bashkimit Evropian...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE