Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret Çekun: Raporti i Martyt zgjim i demonëve antishqiptarë
English

Berisha pret Çekun: Raporti i Martyt zgjim i demonëve antishqiptarë

Tiranë, 6 janar 2011, NOA – Zgjim të demonëve të urrejtjes antishqiptare dhe tërësisht pa të ardhme i ka cilësuar Kryeministri Sali Berisha akuzat për trafik organesh që ngërthen raporti i eurodeputetit Dick Martyt, i cili ka lëshuar akuza të rënda ndaj udhëheqësve të UÇK-së dhe kryesisht kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi duke i quajtur ata si trafikantë organesh të robërve serbë në përfundim të konfliktit në Kosovë, në vitin 1999. Kryeministri Berisha e pati në qendër të diskutimeve raportin plot trillime e shpifje të Martyt në takimin që ai pati sot me ish-kryeministrin e Kosovës dhe një nga ish-liderët e UÇK-së, Agim Çeku.

Ky i fundit e njohu kryeministrin Berisha me zhvillimet në Kosovë, kryesisht me zhvillimet më të fundit për zgjedhjet parlamentare dhe rivotimet e pjesshme që do të mbahen të dielën e 9 janarit, por mbi të gjitha diskutoi edhe mbi raportin e Dick Martyt.

Kryeministri Berisha theksoi se, Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Europë.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë shqiptare tha se, pavarësisht se raporti i Dick Martyt, është pa asnjë fakt dhe provë, ripërsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Millosheviçi dhe ultra-nacionalistët e tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetim nga institucione të njohura ndërkombëtare si dhe për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Kryeministri Berisha tha se autoritetet shqiptare e kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX-in që të rimarrë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t’i ketë kryer ato.

“Autoritetet shqiptare do t’u garantojnë EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses çdo hetim”, nënvizoi shefi i ekzekutivit.

Zoti Berisha duke diskutuar me Agim Çekun ritheksoi se “Ndërsa histeria antishqiptare, e udhëhequr dhe frymëzuar nga Dick Marty, eksponentë të tjerë të racizmit antishqiptar dhe avoketërve të krimeve të Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarëve në Kosovë, është thjesht një zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare, e cila është tërësisht pa të ardhme”.

mit/NOA

KOMENTE