Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmi shokuese e truprojës së Majkëll Xhekson
English

Dëshmi shokuese e truprojës së Majkëll Xhekson

Los Angeles, SHBA 6 Janar 2011 - Detajet që ish truproja i Majkëll Xheksonit i ka prezantuar në procesin kundër Konrad Murej, mjekut që akuzohet për vrasje të paqëllimshme të mbretit të muzikës pop, i kanë tronditur të pranishmit në gjykimin në Los Anxheles.

Truproja Alberto Alvarez deklaroi se dr. Murej e kishte ftuar në dhomën e gjumit të Xheksonit, ku i ka thënë se diçka ka shkuar keq, dhe i ka urdhëruar të mënjanojë të gjithë pajisjen mjekësore, përpara se të thërrasë ndihmën e shpejtë.

Ai tregoi se Xhekson ishte i shtrirë në shtrat me sy dhe gojë të hapur, ndërsa në trup kishte të lidhur pajisjet e infuzionit dhe kateterin, raporton radio Free Europe.

Në atë çast, ka thënë Alvarez, në dhomë kanë hyrë dy fëmijtë e Xheksonit, të cilët kanë shpërthyer në vaj.

Alvarez ka thënë se në atë çast Majkëll Xheksoni i është dukur "i vdekur".

Ylli i popit vdiq në 25 qershor, 2009. Prokurorët thonë se mjeku i ka injektuar dozë të tepërt të një lloji të anestetikut, i cili kryesisht përdoret në spitale.

KOMENTE