English

Durrës, vodhi paratë në fugon, kallëzohet 35-vjeçari

Durrës, 6 janar 2011, NOA – Uniformat blu të Durrësit kanë vënë në pranga për vjedhje një 35 vjeçar nga Tirana. Policia bën me dije se 35 vjeçari Alban Shahini, i dënuar më parë për vjedhje u kap mbrëmjen e shkuar pasi rezultoi se ai kishte vjedhur një shumë parash prej 945 000 lekësh në një magazinë që ndodhej në lagjen 14 në Durrës.

Sipas bluve të durrësit Shahini ndodhej në këtë magazinë dhe kishte vjedhur paratë që gjendeshin në fugonin e parkuar aty me targë EL 3577 C.

35 vjeçari Shahini u kallëzua në polici si autori i vjedhjes nga shtetasi me iniciale E.H., banues në Elbasan.

Pas arrestimit të Shahinit dokumentacioni hetimor i kaloi për ndjekje të mëtejshme penale Prokurorisë së Durrësit.

mit/NOA

KOMENTE