Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festa e Ujit të Bekuar, sot ortodoksët hidhen në lumë të kapin kryqin
English

Festa e Ujit të Bekuar, sot ortodoksët hidhen në lumë të kapin kryqin

Tiranë, 6 janar, NOA – Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin festojnë sot atë që ata e cilësojnë si Dita e Ujit të Bekuar.

Kjo është një ditë kur hidhet në ujë kryqi ortodoks, akt që në Shqipëri pasohet me ceremoni të ndryshme të hedhjes në ujë të të rinjve që e kapin atë dhe më pas, e cilësojnë si vitin me fat të jetës së tyre.

Në liturgjinë e krishterë ortodokse, kjo ditë përkon me atë të pagëzimit të Jezu Krishtit nga Joan Pagëzori, ndërsa vende tipike ortodokse si Serbia, Rusia etj, sot festojnë Krishtlindjet.

Pas shërbesës së Ujit të Bekuar, besimtarët e marrin atë prej kishës dhe e përdorin gjatë vitit për shërim shpirtëror dhe trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE