Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, SPK: Mirënjohje qeverisë për rritjen e pagave të policëve
English

Kosovë, SPK: Mirënjohje qeverisë për rritjen e pagave të policëve

Prishtinë, 6 janar 2011, NOA – Pas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagës së punonjësve të Policisë së Kosovës me 40 përqind, një rritje që është vënë në jetë nga 1 janari i këtij viti, një falenderim për qeverinë e shtetit më të ri të Ballkanit ka mbërritur sot edhe nga Sindikata e Policisë, e cila vlerësoi vendimin e qeverisë si një përkushtim për përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së efektivëve të Policisë së Kosovës. Sindikata e PK-së vlerëson se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të policëve është një motivim i lartë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në realizimin dhe zbatimin e detyrave që ata kanë në sigurimin e jetës së qytetarëve dhe rendit në Kosovë.

Sipas saj, bashkëpunimi i ngushtë, aktivitetet e përbashkëta e të koordinuara mirë të Sindikatës të Policisë së Kosovës me drejtuesit e Policisë së Kosovës u kurorëzuan me rezultate të mira për pjesëtarët e PK-së.

Sindikata e Policisë së Kosovës siguroi sakaq se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e dialogut social me drejtuesit e Policisë së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë e Kosovës, për të gjitha çështjet që i interesojnë efektivëve të Policisë së Kosovës.

Andaj, Sindikata e Policisë së Kosovës zotohet se me përkushtim të lartë do të angazhohet në frymën e mobilizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për realizimin e misionit fisnik të tyre.

mit/NOA

KOMENTE