Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Objektivi kryesor, Shqipëria vend i zhvilluar në 2017
English

Kryeministri: Objektivi kryesor, Shqipëria vend i zhvilluar në 2017

Tiranë, 6 janar 2011, NOA Update – Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2011 kryeministri Sali Berisha deklaroi se objektivat e qeverisë për këtë vit duhet të jenë të tilla që të konsolidojnë themelet e objektivit historik dhe madhor “Shqipëria vend i zhvilluar brenda vitit 2017. Kryeministri Berisha duke paraqitur një përmbledhje të objektivave për vitin 2011, në disa prej fushave më kryesore, u kërkoi ministrave përkatës që brenda një afati 5 ditor të paraqesin objektivat specifike për secilën ministri, të cilat më pas do të bëhen të ditura për qytetarët.

Shefi i qeverisë theksoi se qeveria do të dalë para qytetarëve me objektivat më të qarta, duke i informuar ata dhe duke iu dhënë mundësinë të kontrollojnë një për një zbatimin e tyre.

“Objektivat duhet të jenë të tilla që të konsolidojnë themelet e objektivit historik dhe madhor “Shqipëria vendi zhvilluar brenda vitit 2017”, tha shefi i qeverisë duke theksuar se përmbushja e detyrimeve në procesin e integrimit evropian mbetet shtylla kryesore e punës së qeverisë, për të cilën ai ftoi opozitën që të bashkëpunojë në këtë axhendë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Në vijim kryeministri Berisha nënvizoi se “Objektivat janë të qarta, të kthjellëta, rritja e rrogave dhe pensioneve i pandryshueshëm. Përpjekje të gjithanshme për të përmbushur detyrimet tona në procesin e integrimit evropian, mbetet kjo shtylla kryesore, objektivi ynë më madhor. Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga qeveria. Natyrisht ftojmë opozitën të bashkëpunojë me këtë axhendë jashtëzakonisht të rëndësishme, por është në tagrin e saj të marrë vendimet që do”, tha kryeministri.

Ai ritheksoi se axhenda e qeverisë nuk mund të pengohet nga asgjë as edhe nga protestat e opozitës, që sikundër tha ai nuk ndalën as heqjen e vizave.

“Imagjinoni ju sikur këto arritje të ishin future në kuti. Pra shqiptarëve iu mbeten vizat, u mbeten rrogat dhe pensionet, u mbetet një sistem i ndryshuar arsimor, iu mbetet një hov i madh cilësor në fushën e teknologjisë dixhitale. U mbeten arritje madhore në ekonomi, financa dhe të gjitha fushat. Dikujt tjetër i mbetet kutia. Unë i kam dalë borxhit dhe i dal përsëri. Jam i gatshëm të bashkëpunoj, por përndryshe axhenda ime është intensive dhe jam i papërmbajtur në zbatimin e saj”, u shpreh zoti Berisha.

Një objektiv madhor i qeverisë është ai që të mos ketë më asnjë familje shqiptare në mjerim, një objektiv që shënjon politikat sociale, për vitin 2011.

“I kemi hedhur bazat e forta, kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë këtij viti. Kalojmë së shpejti dhe ligjin dhe ne në emër të asaj që quhet një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave do të bëjmë që shqiptarët të mos jetojnë më në mjerim”, tha kryeministri.

Duke folur në veçanti për objektivat e secilës Ministri, kryeministri u shpreh se objektivi kryesor i diplomacisë është që së bashku me ministrinë e Integrimit të ecë përpara drejt integrimit në BE.

“Orientimi i diplomacisë sonë është drejt një diplomacie ekonomike. Ne besojmë se lidhjet më të mira politike realizohen nëpërmjet konsolidimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë ai përmendi një sërë detyrash shumë të rëndësishme që ka përpara Ministria e Brendshme.

Në këtë kompleksitet detyrash, ai theksoi se mbeten prioritare treguesi evropian dhe konsolidimi i tyre në të gjitha fushat si në garantimin e jetës, veprimtarisë së qytetareve shqiptarë dhe në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Kryeministri u ndal në prioritet e këtij viti për arsimin, duke bërë të qartë se tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek cilësia.

“Në fushën e arsimit është bërë një progres shumë i madh, i jashtëzakonshëm do ta cilësoja, në rrafshin e treguesve të ndjekjes së shkollës së mesme dhe të lartë, internetit. Por tani përqendrimi ynë total do te jete tek cilësia. Kam insistuar dhe insistoj që universitet të mos kenë asgjë të përbashkët me repartet ushtarake. Një frymë shumë e gjerë lirie duhet të fryjë tek universitet tona, por kriteret duhet të jenë gjithnjë e më të rrepta dhe më të qarta”, vlerësoi kryeministri.

Sa i përket infrastrukturës, kryeministri u shpreh se vetëm një Shqipëri, me një rrjet rrugor të ri dhe modern mund të konsiderohet Shqipëri Evropiane.

“Kemi 91 komuna të palidhura me rrugë automobilistike me akset kombëtare. 45 do të lidhen brenda këtij viti. Ky është një objektiv madhor që nuk lëviz”, siguroi sakaq shefi i qeverisë.

Por, duke u ndalur tek shëndetësia, kryeministri u shpreh se objektiva madhore janë vendosja e sigurimeve të reja shëndetësore, duke theksuar se miratimi i ligjit dhe plotësimi sa më parë i reformës në shëndetësi është një tjetër objektiv kryesor i qeverisë për vitin 2011, pasi sikundër tha kryeministri një sistem shëndetësor efiçent që i ofron ndihmën çdo qytetari, është kusht themelor që Shqipëria të mund të jetë një vend i zhvilluar.

Lidhur me prioritetet në fushën e mjedisit, kryeministri veçoi si objektiva kryesorë mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, pasi siç tha ai mbrojtja e mjedisit është mbrojtja e jetës. Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe në objektivat në fushën e kulturës, turizmit, financës, etj, duke theksuar që të gjitha së bashku përbëjnë ambiciet më të mëdha të qeverisë shqiptare për vitin 2011.

mit/NOA

KOMENTE