Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marubi, java e filmave të zgjedhur
English

Marubi, java e filmave të zgjedhur

Tiranë, 6 janar, NOA - Akademia e Filmit & Multimedias Marubi do të prezantojë para publikut tre filma të njohur të kinemasë amerikane, franceze dhe spanjolle.

Filmi i parë në Akademisë Marubi do të shfaqet ditën e mërkurë më 12 Janar, ora 19:00. Filmi "La Peau Douce" i regjizorit François Truffaut, i vitit 1964, 113 minuta. Filmi është në frëngjisht me subtitrat anglisht. Shfaqja e këtij filmi mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri:

Ditën e enjte më 13 janar, në orën 19:00 do të shfaqet filmi "Little Big Man" i regjisorit Arthur Penn. Filmi është prodhim i vitit 1970, është i gjatë 139 minuta dhe paraqitet në gjuhën angleze me subtitrat anglisht.

Ndërsa ditën e premte më 14 janar, ora 19:00 do të shfaqet filmi spanjoll "Viridiana" i regjisorit Luis Bunuel. Filmi është prodhim i vitit 1961, 90 minuta. Ai do të shfaqet në gjuhën spanjolle me subtitrat anglisht.

Ky film mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Spanjës në Shqipëri.

Akademia e Filmit & Multimedias Marubi njofton se hyrja për të parë këto aktivitete është “si gjithmonë është e falas”.

a.k/NOA

KOMENTE