Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ruli, tjetër aferë korruptive me HEC
English

PS: Ruli, tjetër aferë korruptive me HEC

Tiranë, 6 janar, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot ministrin e Bujqësisë Genc Ruli për një tjetër aferë korruptive në dhënin e liçensave për ndërtimin e hidrocentraleve gjatë kohës që ishte ministër i Ekonomisë.

Deputetja Ermoale Felaj tha sot për mediat se në mënyrë abuzime, Ruli ka dhenë koncesionin e HEC-eve në pellgun ujor Bënçë – Progonat në rrethin e Tepelenës. Ajo kërkoi që Genc Ruli që të hedhë dritë mbi këtë çështje, përpara se Partia Socialiste të bëjë publikimin e dokumenteve që lidhen me këtë aferë.

“Shpresojmë që Genc Ruli të ketë mësuar nga eksperienca e tij gjatë vitit 2010 dhe të gjejë guximin të shpjegojë publikisht të vërtetën e këtij koncesioni. Në të kundërt Partia Socialiste do të kryejë detyrën e saj kundrejt publikut, duke e zbardhur ajo të vërtetën e koncesionit për ndërtimin e HEC-eve në pellgun Bënçë – Progonat”, tha Felaj.

Ajo kërkoi sqarime nga ministrit për emrin e firmës që ka marrë të drejtën për të ndërtuar hidrocentralet në pellgun ujor Bënçë Progonat.

Gjithashtu ajo ka kërkuar sqarime dhe se përse vet Ruli ka refuzuar zbatimin e vendimeve të këtyre institucioneve.

“Zoti Ministër cila është arsyeja që janë hapur e prishur disa herë garat për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve në këtë pellg ujor? Zoti Ministër cila është arsyeja që dy institucione qeveritare, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kanë gjykuar tërësisht në kundërshtim me ligjin procedurat e ndjekura nga enti prokurues në varësinë tuaj?”, tha dje Felaj duke kërkuar sqarime për këtë çështje.

Ajo u shpreh se PS-ja është në pritje të përgjigjes së ministrit, para se të vijohet me publikimin e fakteve.

“Përpara se t’ia pasurojmë CV Genc Rulit me këtë aferë korruptive të radhës, dëshirojmë t’ i japim ministrit Ruli mundësinë t’u përgjigjet vetë disa pyetjeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e HEC-eve në pellgun Bënçë – Progonat”, tha Felaj.

a.k/NOA

KOMENTE