English

UNHCR: Greqia mos ndërtojë mur me Turqinë

Gjenevë, 6 janar, NOA - Një rrethim me mur ndarës mes Greqisë dhe Turqisë nuk e zgjidh problemin e trafikut klandestin mes dy vendeve, prandaj është më mirë që të mos ndërmerret fare një nismë e tillë.

Kështu ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes agjencisë së saj për Refugjatët në Botë, UNHCR.

Kjo e fundit ka mbajtur qëndrim negativ ndaj planit të Athinës zyrtare për të ndërtuar një mur ndarës me Turqinë në mënyrë që të parandalohet fluksi i klandestinëve në kufirin mes dy vendeve.

Ka qenë një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve se në sigurinë kufitare duhet të përfshihen edhe mekanizma që lejojnë njerëzit të kërkojnë azil.

Ndërkaq, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Kristos Papoutsis, e ka krahasuar këtë plan me rrethimin e ndërtuar përgjatë kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

KOMENTE