English

Vetëvritet përpara miqve në Facebook, asnjë nuk e ndihmon

Londër, 7 Janar, NOA- Një grua britanike vrau veten ditën e Krishtlindjeve para një mijë miqve të saj on-line në facebook. "Kam marrë të gjitha pilulat, do të vdes shpejt, lamtumirë të gjithëve", ka shkruajtur Simone Beck, 42 vjeçe, për herë të fundit në përditësimin e profilit të saj në faqen e rrjetit social. Asnjë nga 1048 miqtë e saj online, megjithatë, nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar atë.

Historia trishtuese është treguar sot nga nëna e Simonës për mediat vendase. Në vend të ndihmonin vajzën e saj disa kishin shkruajtur mesazhe mizore e tallëse duke e vënë në lojë për mesazhin e saj ne profil.

Dikush i kishte thënë gënjeshtare, një tjetër pohoi se kjo ishte "zgjedhja e saj". Shtatëmbëdhjetë orë më vonë policia bastisi shtëpinë e Simonës në Brighton, ku e gjeti të vdekur.

a.e./NOA

KOMENTE