English

Blater: Botërori 2022, do të luhet në dimër

E premte, 7 janar 2011, NOA- Kryetari i Federatës Botërore të Futbollit, Sep Blater ka deklaruar se Kampionati Botëror 2022 mund të mbahet në dimër.
Kreu i FIFA-s, tha se kjo mund të bëhet për shkak të temperaturave të larta në Katar në muajt e verës.
Mësohet se kjo ide është mbështetur nga anëtari i komitetit të FIFA-s, Franc Bekenbauer, si dhe nga kryetari i UEFA-s, Mishel Platini.
Blater i bëri këto komente në Doha, ku mori pjesë në kupën e Azisë, e cila u luajt në dimër.
a.y/NOA

KOMENTE