English

Kapet i kërkuari, gjykata e kishte dënuar me 1.8 vite burg

Tiranë, 7 Janar, NOA - Mesditën e djeshme forcat e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, mundësuan kapjen e 25-vjeçarit në kërkim Enkelerit Gjoni, banues në Tiranë.

Lajmi u bë me dije prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA sipas të cilave, ky ishte person i shpallur në kërkim pasi gjykata e Apelit në Tiranë me vendim të datës 13.12.2010, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes” kryer më shume se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE