English

Mancini kthehet tek Atletico Miniero

Brazil, 7 Janar NOA - Presidenti i Atletico Mineiro, Alexandre Kalil, ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi në twitter (instrument komunikimi shumë i përdorur në Brazil) mbërritjen e Amantino Mancini nga Inter, pa sqaruar nëse bëhet fjalë për një huazim apo për një transferim definitiv të lojtarit.

Ai u limitua duke thënë se Mancini do të qëndrojë në skuadër deri në fund të sezonit 2011.

Mancini është rikthyer tek një skuadër tek e cila ka qenë pjesë dhe më parë, kujtojmë nga viti 1999 deri në 2002, ku u largua nga Belo Horizonte për të kaluar në Venezia.

Ish-lojtari i Romës është goditja e 6 në merkato nga ana e ekipit të Atleticos dhe kjo pas Richarlyson, Toro, Wesley, Magno Alves dhe Patric.

r.b/NOA

KOMENTE