English

Më 9 shkurt, takimi për çështjen e emrit të Maqedonisë

Nju Jork, 7 janar, NOA – Më 9 shkurt në Nju Jork është caktuar zyrtarisht mbajtja e takimit i palëve negociatore për kontestin e emrit, me ndërmjetësimin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic.

Zyra e ambasadorit Nimic bëri të ditur se më 9 shkurt do të mbahet takimi midis palës negociatore të Shkupit të udhëhequr nga Zoran Jolevski dhe palës greke të udhëhequr nga Adamantios Vasilakis.

Paraprakisht mediat greke njoftuan për mbajtjen e këtij takimi në fund të këtij muaji, mirëpo prolongimi i datës është bërë me kërkesë të Athinës zyrtare.

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, pritet që gjatë këtij takimi të njihet me qëndrimet e reja të të dyja palëve të involvuara në këtë kontest por edhe përparimet e arritura nga takimet e dy kryeministrave, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu.

Mediat greke kanë bërë të ditur se Nimic do të bëjë presione për përshpejtimin e negociatave për gjetjen e kompromisit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE