Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 2010-ës, asgjësimi i municioneve prioritet
English

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 2010-ës, asgjësimi i municioneve prioritet

Tiranë, 7 janar 2011, NOA- Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, doli sot në një konferencë për shtyp, ku informoi opinionin publik mbi punën e bërë gjatë vitit 2010 si dhe objektivat kryesore dhe synimet që kjo Ministri i ka vënë vetes.

Ndër prioritetet e punës së kësaj ministrie është asgjësimi i municioneve të tepërta.

“I konsideruar si një ndër objektivat kryesore të qeverisë, asgjësimi i municioneve ka hyrë prej kohësh në rrugën e duhur e cila po gjen zbatim nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura”, deklaroi Spahia para medieve.

Ndër masat e marra për këtë proces ai theksoi, ngritjen e Bordit të Asgjësimit të Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura, miratimin e Planit i Veprimit për asgjësimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013.

Më tej Spahia deklaroi se i gjithë procesi i demilitarizimit të municioneve realizohet në uzina ushtarake, poligone të miratuara me ligj dhe nga personel i kualifikuar dhe certifikuar.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Asgjësimit të Municioneve të mbajtur ditën e djeshme, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, deklaroi se nga ana e kësaj ministrie janë përmbushur objektivat dhe janë tejkaluar ato.

“Detyra jonë është që deri në vitin 2013 të njoftojmë qytetarët shqiptarë se nuk kemi më municione të tepërta. Është një detyrë dhe një angazhim i madh. Do të këmbëngul edhe një herë që çështja e sigurisë teknike është çështja e parë e padiskutueshme. Këmbëngulja juaj që siguria të jetë e para bëri të mundur që të mbajmë ritmin dhe njëkohësisht të kemi siguri maksimale”, u shpreh Imami gjatë fjalës së tij.

Ministri i Mbrojtjes në përfundim falënderoi bashkëpunëtorët dhe aleatët e këtij procesi.

a.y/NOA

KOMENTE