Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për nesër nga NOA-Meteoalb
English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA-Meteoalb

Tiranë, 7 Janar 2011 NOA - Sipas MeteoAlb, e shtuna parashihet të dominohet nga kthjellime ne te gjithe territorin por ne zonat malore do te kete kalime vranesirash ku me te dendura do te jene ne juglindje.

Qytetet si Korça, Erseka, Bilishti si edhe Bajram Curri, Puka, Peshkopia do te karekterizohen nga mot i vranët.

Ndersa Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja si edhe riviera shqiptare do te jene nen shoqerine e diellit. Ne mesdite vranesirat do te kalojne neper te gjithe territorin shqiptar.

Lexoni parashikimin e detajuar:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne Durres, Vlore, Sarande dhe Himarë.

Ndersa zonat malore te Shqipërisë do te mbeten me vranësira por here pas here do te kete shkëputje me kthjellime.

Gjate mbrëmjes dhe natës do te kete shtim te vranësirave ne te gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te pesojne nje rritje te lehte por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte dhe mesatare me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete 2 balle.

Europa

Nje qender e presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Europen jugperëndimore shoqeruar nga nje front i ftohte i cili do te jete me shtrirje ne ishujt Britanike. Parashikohet qe dita e shtune te sjelle nje tjeter fuqizim te vranësirave dhe te reshjeve ne Jugperendim te Europes dhe ne Britanin e Madhe.

Më problematike parashihet të paraqitet situata ne Portugali pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitete te larta te cilat do te shoqërohen nga stuhi te forta ere. Gjithashtu Europa qendrore dhe Skandinavia do te jen me vranësira dhe me reshje te dendura shiu dhe debore.

Ndersa juglindja do te karakterizohet nga mot i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Vendet Skandinave alarmojnë për dëborë te dendur dhe stuhi ere;

Belgjika alarmon nga rrebesh shiu dhe stuhi ere;

Portugalia rrezikohet për stuhi ere dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE