English

Parashikimi i motit për sot nga NOA-MeteoAlb

Tiranë, 7 janar 2011 NOA - Pjesa me e madhe e territorit sot ka nisur të dominohet nga mot i kthjellet përjashtuar zonat malore dhe Veriperëndimin e vendit ku do te ketë vranësira dhe shira lokale.

Ne ekstremin verior do te kete reshje te izoluara dëbore. Kthjellime me te dukshme do te kete ne Durres, Fier, Vlore dhe Sarande ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do te jene qytetet si Kukesi, Peshkopia, Librazhdi, Tirana, Lezha si edhe Pogradeci, Korca, Erseka.

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa pjesa tjeter e vendit do te dominohet nga vranesira te here pas hereshme por nuk do te mungojne edhe shkeputjet me kthjellime.

Gjate oreve te mbremjes dhe ne mengjesin e se shtunes do te kemi largim te vranësirave nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat ajrit si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites do te pesojne 2 grade rritje ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 27 km/h dhe drejtim kryesisht Perendimor NDERSA dallgezimi ne det do te jete 2 balle.

Europa

Ne Veri te kontinentit do te vendoset nje qender e presionit te ulet atmosferik, kjo qender shoqerohet nga nje front i ngrohte i vendosur mbi Suedi dhe nje front ne degradim qe kalon neper te gjithe sknadinavione.

Ne Europen Jugperëndimore do te pozicionohet nje tjeter qender e presioni te ulet e cila do te jete e shoqeruar nga nje front i ftohte me shtrirje nga Portugalia deri ne brigjet veriore te Spanjes.

Ndersa nje front i ngrohte do te kaloje neper France dhe zonën e Alpeve i cili vjen duke u degraduar drejt vendeve Balltike.

Ne keto kushte Ishujt Britanik, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Spanja do te dominohen nga vranësira dhe reshje te dendura shiu e dëbore.

Reshje te dendura dëbore do te kete edhe ne alpet Europiane.

Perjashtim ben vetëm Juglindja e Europes e cila do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate ditës;

Ishujt britanike alarmojnë per reshje shiu e debore;

Spanja rrezikohet nga debore e dendur dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE