Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pentagoni: Deri në 2015, 27 mijë marinsa më pak
English

Pentagoni: Deri në 2015, 27 mijë marinsa më pak

Uashington, 7 janar, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të detyrohen të pakësojnë forcat ushtarake me 27 mijë trupa brenda vitit 2015.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, sipas të cilit një fakt i tillë varet nga pritshmëria e buxhetit për departamentin e tij nga Kongresi amerikan.

Nga ana tjetër, ai bëri me dije se Pentagoni siguruar 150 miliardë dollarë nga kursimet, të cilat do të përdoren gjatë pesë vjetëve të ardhshme për të përballuar koston në rritje dhe për të financuar projekte të reja, të cilat përfshijnë një strukturë të re për zbarkim amfib për marinsat dhe për versionin e marinsave të avionit të ri luftarak amerikan.

Por gjithsesi, ai shtoi se edhe me fondin e kursimeve, nëse buxheti i Departamentit të Mbrojtjes nuk rritet më shumë nga ç’është pritur gjatë viteve të ardhshme të shtrëngimeve buxhetore, ushtria amerikane do të zvogëlohet me 27 mijë trupa deri në vitin 2015.

Kjo shifër, krahas asaj të zvogëlimit me 22 mijë trupa, që ishte planifikuar më parë dhe pakësimit të pritshëm të marinsave me 15 deri në 20 mijë pjesëtarë.

n.e/NOA

KOMENTE