English

Përmbytjet në Australi, dëmtojnë gjithë botën

E premte, 7 janar 2011, NOA-Përmbytjet që përfshinë ditët e fundit Australinë kanë sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

Jo vetëm infrastruktura dhe ekonomia e saj, por dëmet në Australi kanë sjellë pasoja edhe në ekonominë botërore, duke shkaktuar rritje të çmimit të qymyrit dhe sheqerit.

Sipas përllogaritjeve paraprake, dëmet e kësaj katastrofe mund të arrijnë një vlerë të përafërt me 730 milionë euro.

Ndërkohë sipas zyrtarëve Australianë, përmbytjet kanë mbuluar një rajon më të madh se sa Franca dhe Gjermania bashkë.

a.y/NOA

KOMENTE