Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pikturat e fëmijëve shqiptarë vlerësohen në Çeki
English

Pikturat e fëmijëve shqiptarë vlerësohen në Çeki

Lidice (Çeki), 7 janar, NOA - Fëmijët shqiptarë kanë korrur sukses në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës për Fëmijë në Lidice të Çekisë.

Fëmijët nga Shqipëria morën pjesë me sukses në Konkursin e 38-të Ndërkombëtar të Pikturës për Fëmijë në Lidice duke konkurruar me sukses midis 25 132 pikturave të fëmijëve nga 61 shtete anembanë rruzullit.

Viti i 38-të i Konkursit Ndërkombëtar të Pikturës për Fëmijë në Lidice 2010 u mbështet në tematikën e shumëllojshmërisë së natyrës së gjallë. Fëmijët u frymëzuan nga nëntema të tilla si: brumbujt dhe fluturat në vendin tim, çfarë jeton në lumentë dhe liqenet e vendit tim, lulet dhe barërat e egra tek ne.

Eksponatet e paraqitura u vlerësuan nga juria me 1463 çmime. Fëmijët nga jashtë morën gjithsej 624 çmime, midis të cilëve ishin edhe 4 fëmijë shqiptarë. Nga grupi artistik “Gëzimi i Syrit” me profesor Bashkim Dervishin u nderua me medaljen e rëndësishme “Trëndafili i Lidices” dymbëdhjetë vjeçarja Melisa Shoti. Medalje nderi morën gjithashtu trembëdhjetë vjeçari Aldo Islamaj, pesë vjeçarja Lidia Muca dhe nëntë vjeçarja Ester Samarxhia.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të zhvillohet me datën 20 janar 2011 ora 15:00 në ambjentet e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë.

Për vitin e 39-të të konkursit është zgjedhur tema: “Këtu jetoj, ky jam unë”. Kjo temë ofron mundësi të shumta për punime nga fusha e kulturave individuale, arkitekturës, monumenteve historike dhe nga specifikat natyrore të secilit vend, duke përfshirë këtu edhe jetën familjare dhe shoqërore në këto kategori: vizatimi, piktura, grafika, fotografia, qeramika dhe teknika e kombinuar (punime skulpture nga materiale metali, qeramike, druri, qelqi, tekstili dhe letre).

Pjesëmarrja në konkurs lejohet vetëm për fëmijët e grup moshave 4-16 vjeç. Formati maksimal i secilit punim sipërfaqësor është 70x50 cm. Afati i fundit për dorëzimin e punimeve në konkursin e 39-të është data 15 mars 2011. Punimet duhet të dërgohen në adresën: 39. Mezinárodní d?tská výtvarná výstava Lidice 2011, Památník Lidice, Lidická galerie, Tokajická 152, 273 54 Lidice, ?eská republika.

Kriteret e detajuara mund ti gjeni në: www.mdvv-lidice.cz.

a.k/NOA

KOMENTE