English

Prezantohet Sony Ericsson Xperia Arc

Las Vegas, 7 Janar NOA - Sony Ericsson Xperia Arc është prezantuar ditën e sotme në CES të Las Vegas dhe bëhet fjalë për një smartphone të ri me një dizajn ekstrem me sistem operativ Android 2.3 dhe me teknologjitë më të avancuar atë Sony.

Sony Ericsson Xperia Arc do të dallohet për një dizajn tepër të veçantë, për të cilin ky smartphone u bë i famshëm në këtë nivel.

Është shumë i lehtë dhe i hollë, vetëm 8.7 milimetër. Ekrani është i një madhësie 4.2 polësh në formatin WVGA i realizuar me materiale të një kualiteti të lartë dhe i karakterizuar nga një dizajn prej harku.

Për sa i përket kamerës ajo do të ketë një rezolucion prej 8.1 megapiksel dhe mundëson regjistrimin e videove në formatin HD.

r.b/NOA

KOMENTE