English

Sheiku Saudit, dënon sulmet vetëvrasëse, sabotazh dhe vrasje të padrejta

E premte, 7 janar 2011, NOA- Një ndër klerikët kryesorë në Arabinë Saudite, Sheiku Saleh al-Fauzan, dënoi sulmet vetëvrasëse.

Sipas tij, sulmuesit vetvrasës luftojnë në emër të djallit.

Duke vijuar më tej ai shtoi se aktet e dhunës të quajtura si xhihad, shpesh nuk janë asgjë tjetër veçse sabotazh dhe vrasje të padrejta.

Sheiku saudit, theksoi se xhihadi duhet të deklarohet vetëm nga udhëheqësit myslimanë.

Këtë deklaratë ai e bëri në një nga të përditshmet e Arabisë Saudite.

a.y/NOA

KOMENTE