Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr me 6 të plagosur në Gjirokastër, pezullohet polici
English

Sherr me 6 të plagosur në Gjirokastër, pezullohet polici

Gjirokastër, 7 janar, NOA, Update – Pjesë e sherrit për kullotat në Subash të Gjirokastrës ka qenë dhe një punonjës i Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Ngjarja e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme ka shkaktuar gjashtë të plagosur me thika, gurë dhe sende të tjera të forta.

Policia e Gjirokastrës sqaron se sherri ka nisur për kalimin e bagëtive në kullotën që ishte pronë e policit Bexhet Lluka.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rreth orës 08.00, ku në vendin e quajtur Subash, poshtë rrugës nacionale, në një fushë që shërbente për kullotë bagëtish, pronë e Bexhet Llukës nga fshati Shtëpëz i rrethit Gjirokastër, ka ndodhur sherri me pjesëtarët e familjes Sina që kalonin bagëtinë.

61-vjeçari Zaim Sina, lindur në Dhëmblan Tepelenë dhe banues në lagjen Zinxhira Gjirokastër së bashku me djemtë e tij, Altin Sina, 34-vjeç, Bledar Sina, 29-vjeç dhe Besian Sina, 24-vjeç fillimisht kanë debatuar me Bexhet Llukën dhe djalin e tij Endi Lluka 23-vjeç.

Punonjësi i policisë Bexhet Lluka u ka kërkuar pjesëtarëve të familjes sina që të largojnë bagëtitë nga prona e tyre. Sipas policisë debati ka degjeneruar në grushte dhe më pas janë përdorur, gurë, shkopinj dhe thika.

“Si pasojë e kësaj përleshje kanë mbetur të plagosur të gjithë pjesëtarët në sherr, konkretisht Bexhet Lluka së bashku me djalin si dhe Zaim Sina së bashku me djemtë”, njofton policia.

Pas sinjalizimit policia ka mbrritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur izolimin e tyre dhe parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti që mund të kishte sjellë dhe viktima.

Më pas të gjithë personat janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Pas marrjes ndihmës së parë mjekësore të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Policia e Gjirokastrës sqaron se meqenëse në këtë konflikt është përfshirë një punonjës policie të gjitha veprimet proceduriale dhe ligjore po drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

“Gjithashtu edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka nisur hetimet për të parë implikimin e punonjësit të policisë në këtë ngjarje. Veprimet hetimore dhe procedurale vazhdojnë, ku grupi hetimor ka bërë fiksimin e të gjitha provave ligjore dhe dëshmimeve në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje”, sqaron Policia e Gjirokastrës.

Veprimi i parë që është bërë nga efektivat blu është “pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë deri në sqarimin e plotë të ngjarjes”.

a.k/NOA

KOMENTE