English

Viktima e dytë nga gripi i derrit në Kroaci

Kroaci, 7 janar, NOA - Në Kroaci është regjistruar viktima e dytë nga virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Sipas medieve kroate, një 55 vjeçar vdiq dje në një spital të Zagrebit. Ky është rasti i dytë i viktimave të virusit A/H1N1 në këtë vend.

Autoritet kroate i druhen një epidemie që mund të shpërthejë nga virusi vdekje prurës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet e vendit regjistrohen përditë të sëmurë me simptomat e gripit. Ministri Darko Milinoviç ka ftuar qytetarët që t'i nënshtrohen vaksinimit për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.

NOA

KOMENTE