English

Goditi me grusht kirurgun, kapet i shpalluri në kërkim

Shkodër, 8 janar, NOA – Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 45-vjeçarit M. Llukaj 45 vjeç, lindur e banues në lagjen “Naim Gjylbegu” të qytetit Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi ka qenë i shpallur në kërkim policor që me datë 23.12.2010, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim”, për arsye se ka qenë i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur po me datë 23.12.2010, ku në bashkëpunim me shtetasit D. Hoxha dhe F. Hoxha, kanë goditur në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër një mjek kirurg.

Materialet në ngarkim të Menduh Llukajt i kaluan për ndjekje të mëtejshme, në gjendje të lirë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE