Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-zëvendësministri Janova lëshon akuza ndaj Thaçit
English

Ish-zëvendësministri Janova lëshon akuza ndaj Thaçit

Prishtinë, 8 Janar 2011 - Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore për zgjedhjet e 9 janarit kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat dy partitë më të mëdha në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhje Demokratike e Kosovës.

Një ditë më parë kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se LDK-ja është ajo e cila ka zvarritur Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LDK-ja një ditë më pas duke ia hedhur fajin partisë tjetër për lënien në sirtarë të këtij ligji.

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arsim Janova ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit në largim Hashim Thaçi, i cili ditë më parë tha se LDK-ja është fajtore që ligji për dëshmitarët nuk është proceduar në Kuvendin e Kosovës.

“Lidhur me deklaratën e Qeverisë së shkarkuar se LDK-ja është fajtore për zvarritjen e nxjerrjes së Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, LDK-ja hedh poshtë këtë deklaratë dhe e konsideron tentim për të manipuluar me të vërtetën dhe me opinionin publik”, tha Janova.

Në një konferencë për shtyp, të shtunën Janova theksoi se Ministria e Drejtësisë i ka përfunduar të gjitha detyrimet lidhur me këtë ligj, por, sipas tij, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e ka penguar procedimin e mëtejmë të projekt ligjit, për shkak të implikimeve buxhetore.

“Në shkurt të vitit 2010 sipas procedurave të nevojshme Ministria e Drejtësisë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për ligjshmërinë e deklaratës dhe përkrahjen e këtij ligji. Për fat të keq MEF-i me arsyetimin se ky ligj ka kosto shumë lartë. Deri kur ministri dhe zëvendës ministri ishim në detyrë nuk e ka nënshkruar deklaratën e nevojshëm financiare për ti hapur rrugë miratimit të tij në qeveri”, citohet Ivanova nga “Bota Sot”, e përditshme e Prishtinës.

Sipas Janovës, edhe vet kryeministri në dorëheqje Thaçi e di mirë se ky draft ligj gjendet në sirtarët e MEF-t, dhe ka shtuar se ndonëse ka kërkuar nga ai që të ndikoj që ky ligj të procedohet më tutje, Ministria e Drejtësisë nuk ka gjetur përkrahjen e tij.

PDK-së, sipas këtij zyrtari të LDK-së, i intereson zvarritja e këtij ligji, i cili do ta luftonte krimin dhe korrupsionin në Kosovë. Por, Janova, nuk dha ndonjë shpjegim pse pikërisht partisë së kryeministrit në largim po i konvenon kjo shtyrje.

“Mungesa e vullnetit të qeverisë së shkarkuar për të proceduar më tutje këtë ligj tregon se e njëjta nuk ka gatishmëri për të balancuar sundimin e ligjit në Kosovë, për të luftuar krimin e organizuar dhe dukuritë tjera negative”, theksoi ish-zëvendësministri Arsim Janova.

LDK-ja gjithashtu reagoi edhe ndaj deklaratës së Demokracisë në Veprim, e cila akuzoi këtë parti për prishjen e heshtjes zgjedhore. Sipas Janovës, kjo konferencë për shtyp kishte të bëjë me një çështje krejt tjetër dhe me përsëritjen e zgjedhjeve të së dielës.

KOMENTE