Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet pas 13 vitesh i dënuari për vrasjen e bashkëshortes, ndërroi gjeneralitetet
English

Kapet pas 13 vitesh i dënuari për vrasjen e bashkëshortes, ndërroi gjeneralitetet

Gjirokastër, 8 janar 2011, NOA – Në pikën kufitare me Greqinë në Kakavijë është mbërritur të vihet sot në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes. Kanë qenë specialistët kundër krimit në Gjirokastër që sot para mesditës rreth orës 11.30 pas marrjes së informacionit se një shtetas nga Laçi i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 25 vjet burg do hynte ejt burg për vrasje do hynte nga Greqia për në Shqipëri duke përdorur gjeneralitete të tjera, kanë finalizuar një operacion të shpejtë duke prangosur Shaqir Dodën. Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se në pikën e kontrollit në Kakavijë ishin rritur masat e sigurisë dhe ndërkohë që Shaqir Halim Doda ishte paraqitur me gjeneralitete të tjera ata kanë mundur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë.

68 vjeçari Shaqir Halim Doda, i lindur në Dibër dhe banues në Laç është i dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Kurbinit në vitin 1994, pasi në vitin 1993, në Laç, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij për motive xhelozie.

Sikundër mësohet, Shaqir Doda deri në muajin mars të vitit 1997, ka vuajtur dënimin në burgun e Lezhës dhe pas trazirave të vitit 1997 është arratisur nga burgu dhe deri ditën e sotme jetonte në Greqi.

Gjatë kësaj kohe Shaqir Doda ka mundur nëpërmjet njerëzve të afërm të ndryshojë emrin e babait dhe të nënës në gjendjen civile, si dhe datëlindjen e tij, me qëllim që t’i shpëtonte kapjes nga policia dhe vuajtjes së dënimit.

Për arrestimin në kufi të të dënuarit Shaqir Doda është lajmëruar edhe policia e Kurbinit.

Ndërkaq i arrestuari do të dërgohet për vazhdimin e dënimit në qeli.

mit/NOA

KOMENTE