English

Motorola Atrix 4G, chip tegra 2 për smartphone e ri

SHBA, 8 Janar NOA - Motorola Atrix 4G, një smartphone tepër interesant i Sony Ericsson, është prezantuar ditën e sotme në CES2011 në Las Vegas.

Dhe bëhet fjalë për një smartphone Android i cili përmban një ekran të madh me prekje prej 4 inç në formatin qHD (540 x 960 pikë).

Një aparat që është në gjendje të veprojë në rrjetin HSPA dhe në atë të SHBA-së AT & T.

Telefoni, i cili në javët e fundit është përfolur dhe me emrin Olimp, do të ketë një procesor të fuqishëm Nvidia Tegra 2 në 1GHz, RAM 1GB dhe 16 GB kapacitet në memorie. Motorola Atrix 4G peshon136 gramë.

Ai ka një trashësi prej vetëm 11 milimetër, ndërsa për sa i përket kamerës ajo do të jetë e një rezolucioni prej 5,0 megapiksel dhe mundëson gjithashtu regjistrimin në HD.
r.b/NOA

KOMENTE