English

Programi Bërthamor i Iranit, samit në Turqi më 21-22 janar

Stamboll, 8 janar 2011, NOA - Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka bërë të ditur se më 21 dhe 22 janar në Stamboll do të mbahet samiti për programin bërthamor të Iranit, në të cilin do të marrin pjesë autoritetet e Teheranit dhe grupi i vendeve, Rusi, Kinë, Angli, Francë dhe Gjermani. Kreu i diplomacisë turke deklaroi për agjencinë Anadolu se i ngarkuari i Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht negociatori i grupit të vendeve 5 +1 do të gjendet javën e ardhshme në Stamboll për të përgatitur këtë samit. Shërbimet e Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se para fillimit të samitit mes Iranit dhe grupit të 5 vendeve do të ketë negociata lidhur me çështjen e programit bërthamor. Ndërkaq ministri i jashtëm iranian deklaroi se Teherani do të vazhdojë të përdorë lëndët djegëse të prodhuara nga vetë Irani për impjantet bërthamore deri në vitin 2011.

Ai tha se Irani do të vazhdojë pasurimin e uraniumit pavarësisht sanksioneve nga Kombet e Bashkuara dhe kërkesës për ndërprerjen e programit bërthamor, i cili mund të çojë Iranin në prodhimin e bombës atomike.

Sipas tij sasia e parë e uraniumit do të jetë gati në fund të shtatorit dhe do të rezervohet në formën e pllakave.

mit/NOA

KOMENTE