English

Hetim intensiv mbi 15 trupat me kokë të prerë

Meksikë, 09 Janar NOA - Trupat e vdekur të 15 njerëzve që u zbuluan në qytetin turistik meksikan Acapulco, po hetohet si u organizua vrasja dhe prerja e kokave të të ndjerëve. Kufomat, të gjithë meshkuj, u gjetën në qendrën e famshme tregtare të lokalitetit bregdetar.

Policia ishte alarmuar për një shpërthim zjarri në këtë vend dhe krahas trupave gjeti dhe pesë automjete të braktisura. Viktimat ishin mes moshës 25 dhe 30 vjeçare.

“Të gjitha kokat e tyre u gjetën në të njëjtin vend, me përjashtim të njërës që ishte shkëputur pjesërisht nga trupi dhe kishte një plagë të marrë nga një e shtënë me armë zjarri”, - deklaruan forcat i sigurisë.

r.b/NOA

KOMENTE