English

Muzikë dhome nga Kuka & Hasi

Tiranë, 9 janar, NOA - Flautistja Rozana Kuka, klarinetisti Mirjan Hasi, violinistja Nevila Dergjini dhe pianistet
Klejda Tare dhe Fatma Spahiu do të japin në datën 9 janar, ora 19:00, në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë, një koncert me muzikë dhome.

Programi i këtij koncerti përmban koncertin për klarinetë të Aaron Copland, fantazinë për klarinetë të Georg Philipp Teleman, suitën për violinë, klarinetë dhe piano të Darius Milhaud, sonatën për flaut të Paul Hindemith, fantazinë për flaut solo të Georg Philipp Teleman dhe tarantellën për flaut, klarinetë dhe piano të Camille

Saint-SaWns.Ky koncert jepet në kuadrin e programit të “Qytetit të arteve” të Akademisë së Arteve. Hyrja është e lirë.

a.k./NOA

KOMENTE