Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Shpërthen” Berisha në Dajt: Në prag fushate, majat më japin fitore!
English

“Shpërthen” Berisha në Dajt: Në prag fushate, majat më japin fitore!

Shikoni fotot te Galeria

Tiranë, 9 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Majat më japin fitore dhe në këtë prag fushate, fitoren jam duke e pritur. Kështu ka deklaruar me nota shpërthyese optimizmi, kryeministri Sali Berisha i cili që nga dje, së bashku me familjen e tij po kalon një fundjavë pushimi në malin e Dajtit.

Turizmi malor mbetet një nga destinacionet e preferuara te kryeministrit. Paraditen e sotme, kryeministri Berisha së bashku me një nga mbesat e tij Dalilën, u ngjitën në pikën më të lartë nga ku kryeministri uroi edhe një here shqiptaret për një vit te mbare.

“Erdha për t’ju uruar nga kjo maje, edhe një herë të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri”. Deti me jep kthjelltësinë, majat frymëzimin dhe fuqinë", - tha Berisha, si gjithmonë, me ekzaltim kur flet për shanse fitoreje.

Kryeministri u shpreh se ngjitja neper maja është kthyer për të në një forme rituali ne prag te fushatave.

“Dimri me është bere si rit ku ne çdo prag fushate ngjitem neper maja. E kam si mbarësi. Maja me jep fitore”, - tha Berisha.

Me pas kryeministri Berisha i apasionuar edhe pas historisë ka shfrytëzuar lartësinë dhe mundësinë qe te jep maja e Malit te Dajtit për të parë tej në horizont dhe për t’i shpjeguar mbesës së tij gjurmën nga ku do kaloje rruga e Arbrit.

Kryeministri Berisha zgjedh gjithmonë zonat turistike te vendit për të kaluar pushimet apo fundjavat duke i bërë reklame ne këtë mënyrë bukurive natyrore te vendit, i cili është përzgjedhur edhe nga mediat prestigjioze botërore si destinacion turistik i vitit.

e.t/e.r/NOA

KOMENTE