English

Sulmi në Arizona, autori nuk pranon të bashkëpunojë

Nju-Jork, 9 janar 2011, NOA - Jared Lee Loughner, autori i masakrës së djeshme në Tucson, ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit për ngjarjen ku mbeti e plagosur kongresmenia amerikane Gabrielle Giffords. Autoritetet amerikane që e kanë marrë në pyetje Jared Lee Loughner raportojnë se është bastisur shtëpia ku i riu banon bashkë me prindërit.

Ndërkohë mjekët që operuan deputeten Gabrielle Giffords edhe pse duket se kanë bërë një mrekulli informojnë se gjendja shëndetësore e kongresmenes është stabilizuar disi, por mbetet ende kritike.

Ndërsa babai i vajzës nëntëvjeçare e vrarë dje konfirmoi me lotë në sy se vajza kishte ardhur në jetë në 11 shtator të vitit 2001, dita kur shpërthyen kullat binjake në Nju-Jork, sulmet më të pashembullta terroriste që cënuan superfuqinë dhe demokracinë e parë të botës, SHBA-të.

mit/NOA

KOMENTE