Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksioni, bllokohen 23 makina në Gjirokastër
English

Aksioni, bllokohen 23 makina në Gjirokastër

Gjirokastër, 10 janar, NOA – Gjatë ditëve të fundit Policia Rrugore e Gjirokastër ka shtuar masat e kontrollit për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugorë dhe dokumentacionet.

Në kuadër të Operacionit ‘Siguria në Komunitet”, nga ana e Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Gjirokastër është bërë bllokimi i 23 automjeteve që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe heqja e xhamave të zinj të makinave. Sipas policisë janë hequr xhamat e zinj 31 automjeteve. Gjithashtu u është tërhequr leja e qarkullimit.

Sipas policisë janë hequr 9 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkolike, si dhe janë vendosur 324 masa administrative për shkelje të ndryshme në të gjithë akset rrugore dhe qytetet që mbulon Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Gjirokastër.

a.k/NOA

KOMENTE