English

Burri, i cili ishte grua dhe gruaja që ishte burrë, mbështesin ndërrimin e seksit të vajzës që ishte djalë

Ceki, 11 Janar, NOA- Dominik ishte një grua, Andrea ishte një burrë dhe të dy vendosën të ndryshojnë seksin shumë vite më parë. Tani ata janë bashkë e nuk është qartë se çfarë roli seksual kanë me njëri-tjetrin.

Kur Dominik ende nuk kishte ndërruar gjininë, pesëmbëdhjetë vjet më parë, kishte një djalë, i cili quhej Ilona Tomeckova dhe jetonte në lindje të Republikës Çeke. Pasi ajo kishte lënë burrin e saj, ndryshoi seksin dhe tashmë njihet me emrin Dominik Sejdi.

Sot, pas shumë vitesh, Dominik ka gjetur Andrean, i cili më parë ishte peshëngritës dhe quhej Tomas.

"Pasi ndryshova seksin humba kontaktet me familjen time të vjetër, por pas takimit me Andrew, mendova se më në fund gjeta stabilitetin tim dhe kam vendosur që të lidhem me ish-burrin dhe me djalin tim", thotë Dominik.

Kurse shton: "Kurrë nuk kam menduar se si unë dhe ai vendosi të ndryshojë seksin".

Të dy së bashku kanë mbështetur vendimin e djalit, i cili në gjurmët e nënës së tij, vendosi të ndryshojë seksin dhe të quhet Viktoria.

"Në maj 2010, kam kontaktuar një seksolog dhe me nënën time kam bërë analiza të shumta, duke përfshirë edhe një neurolog. Të gjithë diagnozat, pohuan se unë isha "transeksuale", - rrëfen Viktoria.

Andrew dhe Dominik e kanë shoqëruar në rrugën e re të tranzicionit të gjatë.

a.e./NOA

KOMENTE