English

Durrës, prangosen shtatë persona në kërkim

Durrës, 10 janar 2011, NOA – Prangosen shtatë persona në kërkim në qytetin e Durrësit. Ky është rezultati i punës së uniformave blu të qytetit të Durrësit përmes një operacioni të ndër marrë gjatë fundjavës. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar Pavlin Preng Gjini, 24 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim pasi një vit më parë Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, per veprat penale te vrasjes me dashje të mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Ky person në 28.12.2009, në lagjen 15 në Durrës, ka qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri duke lënë të plagosur një shtetas dhe më pas është larguar për t’iu shmangur hetimit.

Një tjetër i arrestuar është Çesk Gjergj Gjika, 41 vjeç, banues në Ishëm të Durresit, i shpallur në kërkim nga policia pasi ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj e 9 dite burg per veprat penale të kultivimit, prodhimit e shitjes së lendeve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Gjithashtu është arrestuar Fatjon Hasan Lika, 21 vjeç, banues ne Mal i Bardhe të Kurbinit, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë pasi Prokuroria e Rrethit, më date 07.01.2011, ka lëshuar Urdhër Ndalimi per vepren penale te vjedhjes.

Personi tjetër i rënë në prangat e policisë është edhe Nerim Ramadan Koleci, 22 vjeç, banues ne Thumane të Krujes, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë pasi Gjykata e Rrethit të Tiranes, me vendim të dates 01.11.2010, e ka denuar atë me 4 muaj burg për dezertim nga ushtria.

Po kështu është arrestuar Enkelejd Ismail Shermadhi, 30 vjeç, banues ne Durres, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Durrësit, pasi ai është dënuar per vepren penale të fallsifikimit të dokumentave ne bashkëpunim.

Gjithashtu një tjetër i arrestuar është edhe Bujar Shefqet Shehu, 42 vjeç, banues në Ishem të Durresit, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, ka bërë konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim për veprën penale të prishjes së qetësisë publike.

Ndërsa personi i shtatë i shpallur në kërkim dhe i arrestuar është Fatjon Jakup Seferi, 28 vjeç, banues ne Tapize të Krujes, i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Tirane me vendim të datës 02.06.2008, e ka denuar per vepren penale te fallsifikimit.

mit/NOA

KOMENTE