English

Facebook do të mbyllet? Vjen qëndrimi zyrtar

Tiranë, 10 Janar, NOA- Zërat që kanë qarkulluar në internet lidhur me mbylljen e Facebook kanë detyruar rrjetin social më të populluar në botë të mohojë zyrtarisht, por jo pa humor raportin e rreme.

"Ne nuk kemi deklaruar mbylljen, ne do të vazhdojmë të punojmë si zakonisht”, shkruhet në rrjetin social të kësaj faqe. “Zërat kanë marrë pikënisjen nga faqja on line satirike Weekly world News, e cila dje – përveçse njoftoi mbylljen e Facebook më 15 mars -. njoftoi gjithashtu se "alienët do të sulmojnë Tokën në 2011”. “Facebook nuk do të mbyllët, mjaft bëtë ham-ham në internet”.

Lajmi është përhapur dje në lidhje me rrjetin më të rëndësishëm shoqëror, nga Twitter.

a.e./NOA

KOMENTE