Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gardeto: Në Kosovë pakicat kanë pak vend në politikë
English

Gardeto: Në Kosovë pakicat kanë pak vend në politikë

Monako, 10 janar, NOA - Ndonëse raporti i eurodeputetit të Monakos, Zhan-Sharl Gardeto për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban konstatime të rreme, ai akuzon gjyqësinë kosovare se "nuk është e pavarur dhe e përfshirë në korrupsion".

Gardeto në raportin e tij, i cili do të prezantohet më 26 janar në Këshillin e Evropës, mes tjerash dëshmitarët e gjallë në Kosovë i ka shpallur të vrarë! Bëhet fjalë për Sadik e Vesel Muriqin të cilët në raportn e Gardetos figurojnë të vdekur e në të vërtetë ata janë të gjallë dhe jetojnë në Pejë. Gardeto në një intervistë për të përditshmen e Beogradit "Veçernje novosti" thotë se në raportin e tij e përshkruan edhe pozitën e "vështirë" të pakicave kombëtare, duke pohuar se ato "nuk janë të përfshira në procesin politik" në Kosovë.

"Nuk kanë (pakicat) mjaft mundësi që të dëgjohen dhe nuk janë janë marrë parasysh në sistemin, të cilit i mungon kredibiliteti, sepse së tepërmi favorizon shprehjen e vetëm një pjese të popullsisë shumicë", pohon Gardeto.

Ai pret që në Këshillin e Evropës të miratohet një rezolutë e cila do të mundësojë që të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e mbrojtjes së dëshmitarëve, si në tribunalin e Hagës ashtu edhe në vendet e ish-Jugosllavisë.

NOA

KOMENTE