Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Historia e qenit që dinte të imitonte Hitlerin
English

Historia e qenit që dinte të imitonte Hitlerin

Finlandë, 10 Janar NOA/ Rid Bulku - Njëherë e një kohë ka ekzistuar një qen, i cili mund të imitonte përshëndetjen e Hitlerit. Sipas një libri të botuar kohët e fundit, kjo kafshë arriti të shqetësonte dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë naziste.

bëhet fjalë për një qen të mesëm, i cili nuk jetonte në Gjermani, po në Tampere, në Finland, në një familje të emigrantësh, të cilët e urrenin Hitlerin.

Emri zyrtar i qenit ishte Jackie, por për tallje dhe si pasojë e aftësisë së tij për të imituar përshëndetjen atë shpesh herë e thërrisnin Hitler.

Gjatë përshëndetjes naziste qeni jepte përgjigjen e tij duke lehur dhe ngritur putrën.

Një parodi, gati në një poshtërim për regjimin e asaj kohe.

Jemi në vitin 1941, ku dhe pse lufta ishte e pranishme në shumë fronte, ministria vendosi që të merrej dhe me çështjen e qenit në Tampere.
Konsulli gjerman i stacionuar në Helsinki, Willy Erkelenz, thërriti në ambasadë padronët e Hitlerit dhe zonjën anti-naziste së bashkë me bashkëshortin e saj. Ata u morën në pyetje në lidhje me qenin.

Z. Borg u përpoq për të minimizuar këtë çështje duke thënë se bashkëshortja e tij, e kishte thirrur disa herë me shaka qenin, Hitler, por siguroi se emri i tij i vërtetë nuk ishte ashtu.

Ai vuri në arkiv se si vetë ai dhe gruaja e tij asnjëherë nuk kishin bërë diçka që mund të konsiderohet si një fyerje kundër Perandorisë Gjermane.
Konsulli vendosi të mos besonte këtë version të ngjarjes. Ai ndaloi menjëherë biznesin e Borg në fabrikën e tij, madje u përpoq të fillonte dhe një proces kundër tij, por në fund të fundit mungesa e dëshmitarëve dhe zhytja në luftë e shpëtuan situatën e Borg dhe bashkëshortes së tij.
Z. Borg u nda nga jeta në vitin 1959 kur ishte 60 vjeç. Dhe ditët e sotme fabrika e tij Tarmo Group është lider në shitjet e produkteve farmaceutike n vendet nordike.

r.b/NOA

KOMENTE