Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kontrollet, policia ka dhunuar qytetarët
English

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kontrollet, policia ka dhunuar qytetarët

Tiranë, 10 janar, NOA – Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim informacionet, kronikat dhe intervistat e transmetuara në median e shkruar dhe atë elektronike mbi kontrollet e ushtruara së fundmi nga policia e Durrësit.

Konkretisht, bëhet fjalë për kontrollet ndaj një numri të konsiderueshëm personash që ndodheshin në 65 lokale.
Ndërsa shton se kontrolle të tilla si dhe shoqërime të personave në komisariatet e policisë kanë ndodhur edhe në qytetet e Fierit dhe Vlorës, por edhe Patos dhe Elbasan.

Në një deklaratë të tij për shtyp, ky organizëm i të drejtave të njeriut citon se “është i ndërgjegjshëm se, për parandalimin e kriminalitetit që në disa drejtime paraqitet shqetësues, është e nevojshme të merren masa të gjithanshme, të koordinuara dhe komplekse, por ato duhet të jenë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe në respektim të lirive dhe të drejtave të shtetasve të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutën tone, në aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë si dhe në aktet e tjera ligjore në fuqi”.

“Ne jemi të mendimit se, kontrolle të tilla masive që nuk mbështeten në të dhëna apo dyshime të bazuara, nuk mund të justifikohen ligjërisht, madje janë në cenim të të drejtave të shtetasve. Në nenin 35 të Kushtetutës thuhet se “askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij, ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik”, citon KSSH.

n.e/NOA

KOMENTE