Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mandela i shqiptarëve të Maqedonisë
English

Mandela i shqiptarëve të Maqedonisë

Tetovë, 10 janar, NOA - Nëse populli afrikanojugor do të mburrej me Nelson Mandelën, Kosova me Adem Demaçin, atëherë padyshim se shqiptarët e Maqedonisë do të mburren me figurën e Rafi Halilit.

Ai qëndroi në burgjet e ish Jugosllavisë më shumë se dhjetë vite, duke përjetuar lloj lloj torturash nga më të rëndat deri tek ato ç`njerëzore. Megjithatë, edhe pse katër herë u dënua ai nuk hoqi dorë nga qëllimi i tij jetësor, bashkimi me Shqipërinë dhe këtyre qëndrimeve ky mbinjeri u qëndroi besnik tërë jetën.

Puna më e vogël për këtë njeri ishe që të rrezikonte vetveten për një ideal ndonëse shpesh herë rrezikoi edhe familjen e ngushtë.

Po kush është ky njeri, të cilin e shohim në Çarshinë e Tetovës, duke gdhendur figura të ndryshme kombëtare që vetëm dora e tij di t`i bëjë. Ai ka edhe një vendbanim tjetër, në malësinë e Sharrit, një kasolle ku shkon dhe prehet me kujtimet e tija, atje ku edhe kaloi një pjesë të jetës së tij, atje ku në mendimet e tija harton kufijtë e Shqipërisë së bashkuar. Rafi Halili, u lind në fshatin Gjare, të vitit 1950, në një familje bujare dhe të fisme, ku edhe kreu shkollimin fillor.

Vitet e shkollimit të mesëm në Tetovë, nuk i përjetoi si krejt tjerët, sepse që në vitin e dytë arrestohet,1967 kur bashkë me një shok nga Kosova Gafur Lokun, vendosin flamurin kombëtar shqiptar në një rrugë të Tetovës. Arrestohet dhe mbahet në burg, ku përjeton tortura nga më të ndryshmet. Këto janë vitet kur edhe në Kosovë por edhe në Tetovë, organizoheshin demonstrata, ndërsa Rafiu, edhe në këto ngjarje nuk qëndroi indiferent. Në demonstratat e vitit 1968 ai morri pjesë aktive në ato, ndërkaq, ai në disa raste përleshet fizikisht me policinë.

“Me tre shokë nga Kosova Gafurr Loku, Idrizi dhe një tjetër që s’mund t’ia kujtoj emrin, filluan ta sulmojnë me gurë e shufra hekuri policinë. Ishim të provokuar nga fotografia e shovinistit Janevski, i cili në sytë tanë e dogji flamurin shqiptar. U betuam që këtë fotograf do ta likuidojmë”, rrëfen Rafiu dhe shton se pas përfundimit të demonstratave u arrestua menjëherë dhe u dënua me 30 ditë burg, nën akuzën se ka brohoritur “Rroftë Enver Hoxha”, “Poshtë tradhtarët” etj.

Ky ishte dënimi i dytë me burg, të cilin e mban në Tetovë. Atëbotë Rafiu, ishte nxënës i vitit të tretë në shkollë të mesme. Për një vit, Rafiu, dy herë prangoset dhe kjo ka mjaftuar që autoritetet e shkollës të marrin vendim që ai të përjashtohet nga shkolla. Në këtë kohë ai do të gjendet në shumë qytete të Kosovës, për të kërkuar vazhdimin e shkollimin, ndërsa arrië që në Kamenicë të vazhdojë shkollimin dhe të kryejë vitin e tretë, kurse vitin e katërt e përfundon në gjimnazin e Tetovës.

Një kohë të gjatë ky njeri i gjallëruar dhe i palëkundër, do të aktivizohet që të punojë në ilegalitet për të mobilizuar shqiptarët e Maqedonisë, drejt idealit jetësor. Megjithatë edhe këto aktivitete në organizatën “Kushtrimi i Lirisë” nuk ngelën pa u hetuar nga pushteti i atëhershëm. Përmes një memorandumi në emër të 500 mijë shqiptarëve ai u drejtohet pushtetmbajtësve të Jugosllavisë që të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë të bashkohen me shtetin amë.

Në burgun e Idrizovës ku qëndronte Rafiu, do të njihet me organizatorët e protestave të 68 në Prishtinë si Rexhep Malën, Hasan Dërmakun dhe Xhafer Shatrin. Rexhep Mala më vonë vritet nga policia e Serbisë së bashku me Nuhi Berishën në vitin 1984 në luftë me policinë serbe. Halili, nuk duronte dot asnjë padrejtësi që bëhej ndaj të burgosurve sidomos ndaj shqiptarëve dhe për këtë ai shpesh herë hynte në grevë urie, ndërsa policët e burgut ishin më brutal ndaj tij.

Menjëherë pas daljes nga burgun e Tetovë, formon organizatën “Kushtrimi i Lirisë”. Vendos pamflete në rajonin e Tetovës dhe përpiqet që me një grup të organizojë domostrata në Tetovë, në shenjë përkrahjeje të demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë. Në organizatë inkuadrohen edhe anëtarë tjerë të familjes së tij, e sidomos e ëma dhe motra, të cilat japin një kontribut të çmueshëm në shpërndarjen e memorandumit si dhe të pamfleteve nëpër Tetovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë, por edhe në Kosovë.

Ai gjithnjë ishte halë në sy për pushtetin e atëhershëm dhe ndiqej këmba këmbës, kurse në mars të vitit 1981 ai arrinë të ik nga një arrestim dhe arratiset në malësinë e Sharrit, ku nuk qëndron këmbëkryq por punon për qëllimin e tij jetësor. Rafiu, tani më ishte shndërruar në ikonë e vërtetë e shqiptarëve, kurse për armikun ishte tmerr i vërtetë, sepse shpesh herë kur ballafaqohej me ato në Çarshinë e Tetovës, ai nuk nguronte të shtynte ndaj tyre, kurse natën në qytet shpërndante pamflete, kurse kryerësi i kësaj tani më dihej.

Policia e dinte se nga kush hidheshin këto pamflete dhe bënte presion në familjen e tij duke e keqtrajtuar nënën e tij, pastaj gruan me tre fëmijët e vegjël, Rinën 8 vjeç, Shqipërikuqen 3 vjeç dhe Shqipedëshmorin 2 vjeç, për shkak të emrave të tyre.

E arrestojnë gjithashtu edhe vëllain, Vexhiun dhe e denojnë me 5 muaj burg, për shkak të shpërndarjes së pamfleteve. Pas viteve të 80-ta, Rafiu priste që në Tetovë, të vinte Rexhep Mala, për vijuar kontaktet e mëhershme, por nuk u takuan, sepse Mala, para se të hynte në shtëpinë e Rafiut, hetohet nga policia dhe ikën në drejtim të varrezave të myslimanëve në Tetovë, ndërsa policia gjuan pas tij, por ai shpëton, kështu që dështon takimi i dy idealistëve për një bashkim kombëtar. Këtë e rrëfen Halili, i cili flet me admirim për figurën e Rexhep Malës.

Në 6 qershor të 1982, Rafiu, kthehet në shtëpinë e tij, gjithnjë fshehurazi, por hetohet nga organet e sigurimit dhe rrethohet nga policia. Kur kupton një gjë të këtillë Rafi Halili, vendos të përleshet me policinë dhe nuk pranon të dorëzohet. E dinte se dorëzimi do të ishte fatal për atë me shuarjen e aktivitetit të tij. Nuk bindet në urdhërat që vinin nga policia dhe vendos të qërojë hesape me ato duke shtënë.

Pasi policia arrië ta plagos atë, në shenjë hakmarrje ia marrin peng të atin dhe gruan njëkohësisht duke i keqtrajtuar ato në mënyra më mizore. “olici më tërhoqi zvarrë dhe më futi në shtëpinë e xhaxhait ku pas pak e sollën babain duke e rrahur për të pohuar se jam i biri i tij ” kujton Rafiu atë çaste.

E dërgojnë në spitalin e Tetovës, ku nuk trajtohet nga personeli mjekësor, kurse Rafiu në gjendje të vështirë shëndetësore vazhdon të vuajë për idealin dhe jeta në ato momente nuk ishe në pikëpyetje për këtë njeri. Pas ndihmës së parë, e nisën për në Spitalin e Shkupit me automjet të policisë. Në rrugë e sipër në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur shumë qytetarë për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur gjatë luftimeve të mbrëmshme, polica e hap derën e makinës duke ua ekspozuar atyre Rafiun gjysmë të vdekur, me plagët që po i kullonin gjak.

“Në spitalin e Tetovës, më plasën në dysheme, ndërsa unë me gjakun tim shkruajta Rafi-Shqipëri”, thotë ai. Edhe në Shkup, trajtohet me duarlidhur dhe pas 19 ditësh qëndrim, si i plagosur në gojë, Rafiu, tani përballet me “hakmarrjen” e policëve me të cilët ishte përleshur. Rafiu tregon se në gjykatë e dërgojnë pas 5 muajve të kaluar në burgun hetues. Atë nuk e lejojnë të flasë. Dy fjalë të vetme që arriti ti thotë përpara trupit gjykues ishin. “Nuk e respektoj kushtetutën tuaj” dhe “Lexoni tekstin e Memorandumit që kam shkruar unë”, thotë ai.

Së pari dënohet me vdekje, kurse më pas me 15 vite burg, pasi që i dalin në mbrojtje shumica nga afro 20 dëshmitarë sa i kishin sjellë në gjykatë. Ky ishte dënimi i katërt për Mandelën e shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa dënimin e vuan në Indrizovë ku është rrahur nga gjithë personeli i burgut.

Për shkak të rebelimit dhe futjes në grevë, atij ia rrisin dënimin edhe për një vit, madje në një moment përpiqen ta ekzekutojnë. Përkundër mbarimit të burgut atë nuk e lirojnë.

Disa shokë dhe bashkëveprimtar të Rafiut, organizojnë në Tetovë demonstrata të fuqishme në kërkim të lirimit të Rafiut dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë. Pas plot 10 vjetësh të kaluara në pranga më 7 qershor të vitit 1992 deri sa turma ende po demonstronte nëpër rrugët e Tetovës, Rafiu lirohet dhe më një makinë policie nga një rrugë anësore dërgohet drejt e në shtëpi, duke i vënë masa të forta sigurie dhe duke e kufizuar çfarëdo kontakti të tij me njerëz.

E tërë kjo bëhet pasi që policia e dinte se ai nuk është shterur në burg, përkundrazi ende kishte adrenalinë në gjakun e tij për të vazhduar rrugëtimin e tij. Lufta e 2001 atë e gjen në një kasolle të improvizuar sipër Tetovës, nga ku ai bënte përgatitje për t`iu bashkangjitur luftëtarëve.

Megjithatë, burgjet, maltretimet, torturat, ndonëse nuk e kishin thyer shpirtërisht atë, kishin lënë gjurmë në shëndetin e tij. Në fshatin Gajre takohet me dy ushtarë të UÇK-së të cilët e marrin me vete dhe e shpjenë në shtabin kryesor. Pas disa ditë qëndrimi atje për shkaqe shëndetësore, Rafiu detyrohet të shkojë në Prizren.

“ Vetëm rruga e luftës, vetëm gryka e pushkës shpjen drejt realizimit të aspiratave tona kombëtare. Ku është pushka, vërtetë është varri por ështw edhe nderi, krenari,liria” thotë Rafiu duke shtuar se kurrë nuk mundë të vritet dëshira e natyrshme e një populli për të jetuar bashkë.

Bashkëveprimtarët e tij, shprehen se Rafi Halili, ka bërë më shumë punë nga që mendohet gjatë lëvizjeve të tija, sepse arriti që të vendos kontakte të shumta edhe në Kosovë, për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, bashkimin e me shtetin amë.

Ai gjithnjë takonte shokë në Sharr, dhe të njëjtit i frymëzonte për këtë ideal. Tani më ky njeri tretet si një qiri, dita - ditës, duke u përballur me ekzistencën dhe me harresën nga populli i tij.

Ai i dha shumë këtij populli, rrugën e lirisë, trasoi vetëdijen kolektive drejt realizimit të idealeve. I harruar dhe i lënë pas dore ai, vazhdon betejën jetësore për atë që edhe kishte qëllim. Këtyre ditëve e takojmë në lokalin e tij në Çrashi të Epërme, ku gdhendën figura të heronjëve më të dashur të tij Skënderbeut, shqiponjën dykrenare etj.

Ai ende është plot energji dhe vital, ndonëse shihet qartë se jeta e ka lodhur fizikisht, por mban mend shumë detaje nga e kaluara e hidhur.

Megjithatë vitet e pas kthimit nga burgut, nuk e veniten atë, por i dhanë kurajë të punojë për bashkimin e shqiptarëve, ideal që edhe sot e kësaj dite e ka në zemër dhe flet me admirim, kurse në bisedë e sipër kuptojmë se personaliteti dhe veprimtaria e tij, u ka penguar shumë njerëzve këtu, ndërsa urren postet dhe lakmitarët e posteve, sepse ai është i bindur se bashkimi i trojeve shqiptare, gjithmonë u ka penguar qarqeve të ndryshme antishqiptare dhe frymave proevropiane.

NOA/INA

KOMENTE