English

Meta-Iueala: Banka Botërore, partnere dinjitoze

Tiranë, 10 janar, NOA - Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, priti sot Drejtoreshën e Lartë të Bankës Botërore, Ngozi Okonjo-Iueala, e cila ka ardhur ne Shqipëri për një vizitë 2-ditore.

Meta, pasi bëri një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve ekonomike në vend, theksoi kontributin e rëndësishëm që Banka Botërore ka dhenë në zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë shqiptare, si në: energjetikë, infrastrukturë, bujqësi etj.

Gjithashtu, ai vlerësoi se me ndihmën e Bankës Botërore, Shqipëria ka kryer reforma strukturore dhe ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit.

Meta shprehu se qeveria shqiptare dhe dikasteri që ai drejton kanë vullnetin dhe angazhimin e plotë për të çuar më tej bashkëpunimin me Bankën Botërore në funksion të financimit të projekteve energjetike, siç është edhe ai për sigurinë e digave.

Nga ana e saj, Okonjo-Iueala vlerësoi performancën e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Ajo gjithashtu u shpreh optimiste se partneriteti me Shqipërinë do te intensifikohet më tej, duke u angazhuar se mbështetja financiare e projekteve energjetike mbeten prioritare për axhendën e Bankës Botërore në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE