Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga Kina vjen rasti i ri i njeriut me brirë
English

Nga Kina vjen rasti i ri i njeriut me brirë

Kinë, 11 Janar, NOA-Quhet Huang Yuanfa, jeton në Ziyuan të Kinës jugore dhe paraqet një tjetër rast të njeriut me bri në kokë.

Huang, 84 vjeç, ka në zverk një bri të madh pak më të gjatë se 7 cm, i cili filloi ti rritej para dy vjetësh dhe se fillimisht bëhej fjalë vetëm për një gungë të vogël.

"Unë u përpoqa ta hiqja dhe ta mbuloja atë, por nuk kam mundur. Briri ka vazhduar të rritet muaj pas muaji dhe me sa duket ai nuk ndalet"- thotë Huang.-"Mjekët më kanë thënë se ata nuk e dinë shkakun e rritjes së bririt. Gjithashtu ata nuk dinë se edhe në qoftë se e heqin atë do rritet përsëri apo jo. Jam përpjekur për ta fshehur bririn me një kapele, por është shumë i madh dhe unë nuk mund ta mbuloj dot atë".

Huang nuk është rasti i parë i personit me brirë. Përmendim këtu rastin e Ma Zhong Nan, apo të Zhang Ruifang, gruas që ka dy brirë.

a.e./NOA

KOMENTE